Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi paraditen e sotme ka ngjitur shkallës e Presidencës për të zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Takimi me kërkesë të Ruçit ka nisur në orën 11:15 minuta, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS.

Sipas burimeve të Report Tv, kryetari i Kuvendit e ka kërkuar takimin me Metën pas refuzimit që ky i fundit i bëri propozimit të kryeministrit Rama për ministër të Brendshëm. Ndërkohë që 24 orë më parë ishte shefi i qeverisë ai që zhvilloi një takim kokë më kokë me Metën për këtë çështje.

Artikulli paraprakNUK MBARON ME KAQ”, ÇFARË PO PARALAJMËRON RAMA PAS MBLEDHJES SË GRUPIT
Artikulli tjetërGATIMET TRADICIONALE SHQIPTARE NË RESTORANTET E NJU JORKUT