Një burrë i dehur ka qëlluar për vdekje një këngëtare shtatzënë gjatë një ceremonie festive në Pakistan, pasi ajo nuk pranoi të kërcente gjatë performancës.
Pamjet e tmerrshme tregojnë dy burra që hedhin para për këngëtaren Samina Samoon, e cila njihet edhe si Samina Sindhu.
Pas lutjeve të vazhdueshme nga vrasësi, Samina u ngrit për të kërcyer por në këtë moment u qëllua për vdekje nga Tarique Ahmed Jatoi. Sipas raportimeve ky i fundit ishte i dehur.
Këngëtarja ishte 6 muajshe shtazënë.
Në video ajo shihet duke kënduar gjatë ceremonisë dhe pas pak minutash bie në tokë.
Incidenti ndodhi në fshatin Kanga, afër Larkanës, në provincën Sindh.
Publiku fillimisht u trondit por më pas u ngritën për ti ardhur në ndihmë këngëtares. Ajo u dërgua në spital por nuk arriti që ti mbijetojë plagëve të marra.
Sipas BBC, Jatoi ishte ulur në rreshtin e parë dhe qëlloi në ajër, por njëri nga plumbat goditi 24-vjeçaren.
Vrasja ngriti në protestë artistët të cilët kërkonin drejtësi.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=35&v=EmcsH93ApEE