12 km larg Rrëshenit, pranë HEC-it të Qafë Mollës, shtrihet një ndër fshatrat më të bukur në vend, Bukmira e Mirditës.Këtu, Zef Lleshi ka ngritur me mundim 7 dynym vreshtari dhe prodhon deri në 150 kuintal Rrush në vit, të cilin e bën raki dhe vere.Punën në bujqësi e rinisi pas rikthimit nga emigracioni 20 vite më parë.

Së bashku me bashkëshorten të dy në pension, i gjejmë duke u kujdesur për vreshtin dhe arrorët të cilët i shton çdo vit.Pavarësisht kërkeses së fëmijëve të tij, për t’u zhvendosur në Lezhë, 70-vjecari nuk pranon ta braktisë fshatin e lindjes.

Në një kohë që zona është braktisur masivisht nga të rinjtë Zef Lleshi thotë se ndjehet mjaft mire në fshat.

Bukmira njihet ndër vite për kultivimin e Rrushit.Në këtë zonë ka rreth 100 hektarë vreshtari, duke u kthyer në burim jetese për ata pak banore që kanë ngelur në këtë fshat, në të cilin aktualisht jetojnë 40 familje.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, VODHËN NJË AUTOMJET NË NJË VENDPARKIM, NË PRANGA 19-VJEÇARI, 2 TË TJERË NË KËRKIM
Artikulli tjetërATENTAT NË KURBIN, 1 I VDEKUR DHE 1 I PLAGOSUR