Një burrë ka humbur përkohësisht kujdestarinë e fëmijës së tij 12-vjeçar, sepse nuk ishte vaksinuar kundër Covid.
Vendimi u mor nga Gjykata më 23 dhjetor, ndërsa për mediet rasti është bërë i ditur ditën e djeshme.
Në kuadrin e situatës pandemike gjyqtari vendosi se nuk është në interes të fëmijës që të qëndrojë me të atin, për deri sa është i pavaksinuar dhe refuzon të vaksinohet.
Mediet e huaja njoftojnë se burrit i janë hequr të drejtat prindërore deri në muajin shkurt, ai mund të rifitojë kujdestarinë e të birit vetëm nëse vaksinohet.
Në Quebec ditët e fundit ka një rritje të shtrimeve në spitale të pacientëve të infektuar. Shumica dërrmuese e të rriturve (mbi 90%) janë të vaksinuar.
Qeveria e provincës frankofone ka vendosur të ashpërsojë masat ndaj të pavaksinuarve, duke vendosur një taksë të posaçme për ta, sepse konsideron se ata rëndojnë sistemin shëndetësor.