Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve, të cilët kanë refuzuar hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet:
Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e datës 19 shtator 2018 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë,
mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 109/b; 333/a; 334 etj.të Kodit Penal urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve:
1-Olsian Çela;2-Përparim Kulluri;3-Behar Dibra;4-Sonila Muhametaj;5-Arenc Çela;6-Edvin Kondili;7-Pranvera Pustina;8-Eugen Beçi;9-Blerim Tominaj;10-Besim Hajdarmataj.