Në Tiranë ka mbërritur një delegacion i lartë i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës. Burimet bëjnë të ditur se delegacioni i lartë vjen në Tiranë me ftesë të Presidentit Ilir Meta.

Delegacioni i Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE do të zhvillojë sot një takim me Presidentin Meta.

Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një delegacion i nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale vjen në Shqipëri.

Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës refuzoi të monitoronte zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Po ashtu vizita në Tiranë vjen fill pas evidentimit të një numri të madh kryebashkiakësh me precedentë penalë.

 

Artikulli paraprakRAMA: ME LIGJIN SPECIAL DO TË GODASIM KRIMIN, SI ITALIA MAFIEN! VULLNET TË HEKURT PËR ANTI-KÇK-NË
Artikulli tjetërANTI-KÇK-JA U DËRGON FORMULARIN LULZIM BERISHËS DHE ARDIAN ÇAPJAS: JUSTIFIKONI PASURINË