Realizimi i filmave shqiptar nga kineastët po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Regjisori i njohur Mevlan Shanaj thotë se kjo nuk vjen nga mangësitë e kineastëve shqiptar por nga mungesa e një menaxhimi dhe financave tejet minimale për realizimin e filmave.
Në vitet ’90 kineastët mbijetuan thotë regjisori Shanaj ndërsa sot pas 30 vitesh vështirësitë janë ende të mëdha për të bërë një film sepse mungon mbështetja e duhur financiare.
Regjisori Shanaj duke folur edhe për artistët dhe teatrin “Migjeni” në Shkodër ruan kujtime të bukura dhe një pjesë të mirë i ka njohur edhe personalisht ndërsa kërkon që të gjenden mundësitë që Shkodra të vijojë të jetë një pikë e rëndësishme e artit dhe kulturës shqiptare.
Mevlan Shanaj ishte në Shkodër teksa mori pjesë në edicionin e 10-të të festivalit të animuar “AniFest Rozafa 2019” duke dhënë kontributin e tij.