Regjisorja shqiptare Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkaqe natyrale në ambientet e Ministrisë së Kulturës në Kosovë. Këtë lajm të trishtë e ka bërë me dije edhe Ministria, e cila ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

Kush ishte Burbuqe Berisha?
51-vjeçarja Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.

Studimet themelore dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve, dega Regji e Filmit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Ka krijuar një numër të konsiderueshëm të filmave me metrazh të shkurtër dhe te gjatë si dhe dokumentarë, seriale televizive, shfaqje teatrore dhe është fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar dhe në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.

Për një vit e gjysmë ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, për katër vite si producente në Kosova -Film, po ashtu për katër vite me radhë ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”. Ndërkohë në vitin 2017 ishte kryetare e Këshillit Drejtues te TKK.

Në vitin 2020 është e nominuar nga Theatre Aëard Program 2020 në LPTW Gilder/Coigney International Theatre. Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës.

Artikulli paraprakDREJT DIELLIT, KOMETA MË E MADHE E VËZHGUAR NDONJËHERË
Artikulli tjetërRAMA FLET PËR HERË TË PARË PËR VETTINGUN E POLITIKANËVE: GATI TË ULEMI NË TRYEZË ME OPOZITËN!