Të gjithë nxënësit që nuk kapën dot fazën e parë të regjistrimit online për klasën e parë apo të dhjetë, do të kenë mundësi nga data 21 gusht deri më 1 shtator. Përmes një postimi në rrjete sociale Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi njoftoi këtë datat e reja duke veçuar se edhe fëmijët që mbushin moshën 6 vjeç deri në 31 dhjetor të këtij viti mund të regjistrohen për klasën e parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

‘Me ndryshimet që miratuam në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.

Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.”-shkruan ministrja Kushi.

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti (online, jo dorazi)

Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës);
– Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive);
Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën:

Artikulli paraprakTEMPERATURA DERI NË 35 GRADË CELSIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërSTUHIA E RËRËS GODET IRANIN, MBI 700 PERSONA PËRFUNDOJNË NË SPITAL