Faza e dytë për regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta nis nga data 15-25 gusht. Edhe kjo fazë do të bëhet në sistemin e-albania, ndërsa prindërit do të asistohen nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollave për të realizuar procesin e regjistrimit. Në çdo shkollë do ketë stafe të dedikuara për të ndihmuar çdo prind që ka nevojë për ndihmë për regjistrimin online.
Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji. Çdo prind apo kujdestar ligjor pasi të hyjë në llogarinë e tij në portal, duhet të plotësojë formularin e aplikimit, të përzgjedhë me saktësi njësinë administrative, rrugën dhe shkollën që shfaqet në sistem.
Një vit më parë kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla, ndërsa këtë vit do të përfshijë të gjitha shkollat e vendit.