Kërkesa për regjistrimin e koalicionin të Ilir Metës dhe Sali Berishën përmban në marrëveshjen mes tyre referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë dhe në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër të autorizuar nga ana e tij, nuk ka shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion, vendimi i Celibashit për regjistrimin e ‘Bashkë fitojmë’ duhet të zhbëhet. Kjo është kërkesa e Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve depozituar ditën e sotme.

Teksa argumentojmë se koalicioni nuk duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor PD thotë se marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

“Në kushtet kur subjekti “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në kërkesë.

Pra, edhe pse Sali Berisha u përjashtua nga Celibashi si pjesë e koalicionit duke mbetur vetëm Partia e Lirisë, PDK dhe PBDNJ, vendimi nuk ka kënaqur Partinë Demokratike, e cila ka dërguar sot ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kundër këtij koalicionin. PD parashtron argumente si përdorimin e emrin dhe suimboleve pa vullnetit e kryetarit të komandar Alibreaj si dhe mbetët ende e paqartë se cila parti do të propozojë kandidatët për bashkitë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Artikulli paraprakRAPORTI I DASH PËR SHQIPËRINË, REAGON OPOZITA: BABËZIA DHE EGOJA E SËMURË E RAMËS KA KAPUR ÇDO PUSHTET
Artikulli tjetërSOT DITA BOTËRORE E SINDROMËS DOWN, MINISTRJA KUSHI: KËTA FËMIJË KANË NEVOJË PËR MË SHUMË MBËSHTETJE