Regjistrimi i tokave bujqësore në vend është një sfidë për qeverinë dhe Kadastrën. Nga Gjirokastra, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame tha se procesi i regjistrimit të tokave bujqësore edhe pse ka 30 vjet që ka nisur si proces, tani po finalizohet.

“Në rang republike procesi i regjistrimit të tokës në fshat është në nivelin e afërsisht gjysëm përgjysëm, rreth 50%, qe do të thotë gjysma e familjeve fshatare në rang republike e ka akoma tokën të paregjistruar që do të thotë e ka të mbyllur derën e shtetit për të aplikuar për një kredi, e ka të mbyllur derën e shtetit kur të dojë të regjistrojë tokën për t’ja u lënë fëmijëve, e ka të mbyllur kur ta shesi, kur do ta bëjë me dokumente”-u shpreh Lame.

Drejtori i Kadastrës u ndal edhe në procesin e legalizimeve të pallateve pa leje, i cili vazhdoi të insistojë që duhet bashkëpunim mes banorëve të pallatit dhe Kadastrës. Ndërsa për cështjen e legalizimit të zonave të mbrojtura, Lame u tregua i prerë duke u shprehur se Legalizim në zonën e mbrojtur të UNESCO nuk mund të bëhen.

“Legalizim në zonën e mbrojtur të UNESCO nuk mund të bëhen, aq më tepër kur shtesat apo ndërtimet nuk kanë lidhje me arkitekturën e vjetër”, tha Lame, duke shtuar se duhen të përshtaten edhe nëse ato janë bërë.

Regjistrimi i banesave të vjetra është një problem tjetër për qytetin e Gjirokastrës. “Ka banesa me dokumente që në kohën e Sulltan Hamitit, të cilat ende nuk janë regjsitruar”, tha Lame, duke vënë theksin edhe tek një problem shumë të rëndësishëm sic është hartografia.

“Tre dekada po mundohemi të bëjmë letra dhe hiç. 80% e pasurive janë regjistruara me probleme, shumica e hartave janë në gjendje të tmerrshme. Janë investuar 150 milionë euro në këto 30 vjet dhe kjo është situata.

Kemi keqmenaxhim. Është mungesë totale e dëshirës për ti dhënë zgjidhje themeleve të një vendi”, u shpreh Lame gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

Artikulli paraprakHAJDUTËT THYEJNË DERËN DHE MARRIN LEKËT
Artikulli tjetërDROGË DREJT GREQISË, KAPEN DY SHQIPTARË, TRAFIKANTI DHE SINJALIZUESI