Paisja me dokumentacion për regjistrimin e pronave në zonen arkeologjike të Lezhës po bëhet selektive.Shqetësimi është ngritur nga Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Ndreca, i cili nga foltorja e Kuvendit shenjestroi Insitutin e Studimeve Arkeologjike, që sipas tij në të njejtin vend dhe pozicion një pjesë të qytetareve ju ka dhënë përgjigje pozitive e të tjereve negative.
Në zonen arkeologjike të Lezhës perreth kalase dhe vendvarrimit të Skëndërbeut janë njëserë objektesh kryesisht banesa, të cilat janë ndërtuar prej shumë vitesh dhe nuk janë pajisur ende me dokumentacionin përkates.