Anëtarët e fisit Matusha nga njësia administrative Velipojë kanë dalë gjatë së premtes në një protestë për regjistrimin e pronës prej 88 Ha të fituar me vendim gjykate në fshatin Pulaj.

Sipas tyre, institucionet po bllokojnë regjistrimin e pronës. Anëtarët e këtij fisi pretendojnë se dokumentet që kanë dorëzuar sot nuk ndodhen në zyra Banorët i bëjnë thirrje ministrit të drejtësisë Ylli Manjani për zgjidhje të situatës, pasi kohë më parë i kanë dërguar edhe një shkresë për problemin në fjalë.

Artikulli paraprakTË PËRMBYTURIT: DËMSHPËRBLIMET OSE GREVË URIE
Artikulli tjetërBORA, KRYETARJA E BASHKISË SHKODËR NË TERREN