Ashtu siç edhe pritej koalicioni i Ilir Metës për zgjedhjet e 14 majit nuk do të ketë asnjë ‘gjurmë zyrtare’ të Sali Berishës. Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vendosi regjistrimin e koalicionin të Partisë së Lirisë vetëm me Partinë Demokristiane të Nard Ndokës dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules. Futja e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën është konsideruar e paligjshme.

Pati debat sot në Komisionin Qendrir të Zgjedhjeve gjatë shqyrtimit të kërkesës së Partisë së Lirisë së Ilir Metës me 2 parti të tjerë, ku në marrëveshje kanë futur edhe emrin e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën. Përfaqësuesi i PD-së Indrit Sefa ka kërkuar të merren masa ndaj këtyre personave që e kanë sjellë këtë kërkesë.

“Ju konfirmoj që Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Ështtë përdorur logo, emri dhe karakteristikat e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar. Komisioneri duhet të konstatojë që kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe mashtrim të zgjedhësve. Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion. Nuk është kush është ky person që e ka bërë këtë kërkesë. Komisioneri të marrë masa dhe të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për të vendosur në vend drejtësinë. Kjo kërkesë duhet rrëzuar”, tha Sefa.

Ndërkohë që përfaqësuesi i Partisë së Lirisë tha se Sefa flet si përfaqësues i një partie ende të paregjistruar.

“Kolegu Sefa flet në emër të një partie që ende nuk është regjistruar, për të kundërshtuar disa parti që janë regjistruar e duan të bëjnë një koalicion. Është ende afati për ta ankimuar atë vendim”, tha Kaziaj.

Artikulli paraprakMETA MESAZH NGA SHKODRA: ZËRI I RINISË SHKODRANE DO TË DËGJOHET SI ASNJËHERË NË KËSHILLAT BASHKIAKE MË 14 MAJ!
Artikulli tjetërNËNA LEHONË: NË BURG KAM QARË NATË E DITË