Regjistrohet viktima e parë nga gripi i derrit në Shqipëri. Ai është Arben Sula nga qyteti i Elbasanit.

48-vjeçari ishte shtruar në Sanatorium prej ditës së mërkurë të kësaj jave, bashkë me dy persona të tjerë, ndërsa mëngjesin e sotëm raportohet se ka ndërruar jetë.

Të prekurit nga virusi AH1NI, janë mbajtur në karantinë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve, por Sula nuk ka arritur që t’i mbijetojë virusit. Ai mësohet se kishte edhe probleme të tjera shëndetësore që e komplikuan gjendjen e tij.

Ndërkohë që Drejtoria e Shëndetit Publik ka bërë një mbledhje urgjente pas rasteve që janë paraqitur duke kërkuar angazhim maksimal për të parandaluar raste të tjera të epidemisë së rëndë.

Gripi karakterizohet nga këto simptoma:temperature, ethe, dhimbje muskujsh, dhimbje kockash, anoreksi,kollë,lodhje e djersë

Artikulli paraprakPREKAL, “ SHI” GURËSH
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR 900 MILION LEKË PËR VELIPOJËN