Eshte permbyllur rehabilitimi I rrjetit te furnizimit me uje per zonen Abat-Breg Lumi ne Njesine Administrative Shale.Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi bent e ditur se Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër sh.a në kuadër të programit “Sherbimet e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve të orientuar tek konsumatorët dhe performanca”, ka punuar e finalizuar projektin.
Kjo u mundësua nga financimi në vlerën prej 6 170 744 lekë, akorduar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, nëpërmjet GIZ Albania në formën e grantit, dhe në sajë të kontributit me anë të punimeve dhe instalimit nga stafi teknik i shoqërisë Ujësjellës – Kanalizime Shkodër sh.a.
Nëpërmjet këtij projekti është bërë e mundur, sigurimi i ujit të pijshëm për rreth 150 banorë, si dhe furnizimi me ujë i qendrës shendetësore, shkollës, njesisë administrative dhe disa bizneseve përreth.
Në sajë të zbatimit të këtij projekti synohet të ofrohet shërbimi me ujë dhe të mbështetet zhvillimi i turizmit malor të kësaj zone.