Merr formë e ardhmja e Rei Manaj. Sipas asaj që raporton The Athletic, sulmuesi shqiptar ndodhet në Londër, ku me gjasë do kalojë te Watford në formë huazimi. Më saktësisht, ai ka mbërritur atje për të diskutuar detajet e marrëveshjes.
Futbollisti në pronësi të Barcelonës luajti për Spezian në sezonin e fundit, teksa italianët nuk preferuan të blenin kartonin e tij.
Kalimi te Watford do jetë një mundësi e artë për Manaj që të tregojë veten, tashmë edhe në Premier League.
🚨 #WatfordFC breaking
Barcelona striker Rey Manaj now in England for talks with Watford. Arrived this afternoon to discuss/negotiate proposed transfer.
Full details (inc picture at Heathrow) here @TheAthleticUKhttps://t.co/GEPBgnoQns
— Adam Leventhal (@AdamLeventhal) July 5, 2022