Trajneri i njohur italian Edy Reja zyrtarisht ka firmosur ditën e sotme kontratën me kombëtaren shqiptare të futbollit.

Pas firmës dhe shtrëngimit të duarve me Presidentin Armand Duka i deklaroi se kontrata është deri në fund të eliminatoreve.

‘Falenderoj Presidentin Duka për besimin dhe ftesën për të drejtuar kombëtaren. Kontrata do të jetë deri në fund të eliminatoreve. Më pas nëse do të ketë vend për të vazhduar do vazhdojmë’.

Por kush është objektivi dhe cfarë premton tekniku i radhës italiane në krye të kuqezinjve? “Nuk premtoj asgjë por kam ardhur këtu për të dhënë 200 përqind. Kundër Turqisë nuk ishte Shqipëria e vërtetë, kam biseduar edhe me Igli Taren” tha ai.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh se Reja është personi i duhur për të ribashkuar dhe motivuar sërish grupin e kombëtares, pasi elementët cilësorë janë.

“Jemi mundur që të bëjmë zgjedhjen më të mirë. Është një trajner me shumë eksperiencë, mendoj që kemi bërë zgjedhjen e duhur. Kemi shumë elementë cilësorë, kanë nevojë për një motivim, frymë grupi, Reja ka eksperiencën për të dhënë motivimin e duhur”.

Artikulli paraprakPËRPLASET MAKINA ME KAMIONIN, BLLOKOHET QARKULLIMI
Artikulli tjetërKANADEZI 50-VJEÇAR TENTON TË PËRDHUNOJË TË MITURËN, SHPËTOHET NGA BANORËT E PALLATIT