Ish-kapiteni i Shqipërisë Rudi Vata beson pas këtij edicioni të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, trajneri aktual Edi Reja duhet të mendojë për veten dhe jetën e tij e të largohet, duke patur parasysh moshën e tij të madhe

Në një lidhje direkte, Vata foli dhe pë ballafaqimin e Shqipërisë nesër me Bjellorusinë. Ai kërkoi që kombëtarja jonë të krijojë vazhdimësi me rezultate, ku të ketë paktën 12 ndeshje pa humbje në mënyrë që të arrijë për kampionatin e ardhshëm Botëror ose Europian.

“E ardhmja e trajnerit Reja te Shqipëria – Situatat kanë qenë jo të këndshme. Duhet ta mbyllim fitore. Mbas këtij edicioni, vetë Reja do ta analizojë pozicionin e tij. Mbase e ka më mirë të jetë në një vend tjetrër dhe të shijojë jetën, sepse jeta ësthë e bukur.

Ndeshja me Bjellorusinë dhe vazhdimësia – Shumë e rëndësishme, kemi nundësinë nëpërmjet play-off të kualifikohemi si Maqedonia. Edhe pse më të vegjël se ne në futboll, por arritën të kualifikoheshin në Europian. Nuk mendoj se investimet te Maqedonia kanë qenë më të mëdha se ne, janë përqëndruar te tregu ballkanas për trajnerët. Kanë patur shumë vazhdimësi në dy vitet e fundit. Na intereson dhe ne sepse na duhet vazhdimësia që nga ajo ndeshje me Kazakistanin. Të kemi të paktën 12 ndeshje radhazi pas humbje që të pretendojmë për Botëror dhe Europian. Të marrim për shembull Skocinë. Skocia kishte 12 ndeshje pa humbje, mundi Serbinë në Serbi. Nuk e humbën besimin dhe ia dolën”, deklaroi Vata.

PANORAMASPORT.AL

Artikulli paraprakMBETURINAT NDOTIN LIQENIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërAKUZAT PËR KRIME LUFTE, THAÇI PARAQITET SOT PËR HERË TË DYTË NË GJYKATËN SPECIALE TË HAGËS