Janë publikuar formacionet e takimit të “Elbasan Arenës” mes Shqipërisë dhe Moldavisë.

Tekniku Edi Reja i ka qëndruar besnik formacionit të takimit ndaj Islandës, duke hedhur në fushë të njëjtën skemë, 3-5-2.

Gjithsesi, edhe pse në faqen zyrtare të UEFA-s thuhet se kombëtarja jonë do të luaj me një 4-3-3, emrat të lënë përshtypjen që 73 vjeçari do luaj me 3-5-2.

Në portë konfirmohet Berisha, teksa repartit të mbrojtjes i kthehet Mavraj. Krah tij do të vendosen Veseli dhe Ismajli, teksa mesfusha do të jetë e mbipopulluar.

Abrashi do të vendoset përpara mbrojtjes dhe bashkë me Kaçen e Ramadanin do të formojnë rombin në mesin e fushës. Krahët e mesfushës do të mbulohen sërish nga Lenjani dhe Hysaj, teksa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për dyshen e sulmit.

Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku do të marrin fanellën e titullarit nga Sokol Cikalleshi dhe Bekim Balaj, që duket se nuk kanë ofruar garanci te misteri në ndeshjen ndaj Islandës.

Takimi nis në orën 20:45 dhe është i vlefshëm për grupin H të kualifikueseve të Euro 2020.

Artikulli paraprakDËNOHET BANDA QË FUTI NË BRITANI SASINË MË TË MADHE TË KOKAINËS, MES TYRE DY SHQIPTARË
Artikulli tjetërSHKODËR, VOLTANA ADEMI FLET PËR KIOSKËN NË PEDONALE