Çështja e video-skandalit te jetimores risillet serish ne vëmendjen e opinionit publike ne Shkodër përmes njërit prej ish-kujdestareve te shkarkuar nga ministria e mirëqenies sociale pas rastit flagrant.Albert Reka teksa mban ne dore vërtetimin e gjykatës qe tregon se nuk ka asnjë procedim penal ndaj tij, u kërkon instancave shtetërore se ti likuidoje 2 muajt e fundit te rrogës te cilat sipas tij është një e drejte ligjore.

I pa shprese për gjetjen e nje pune ai nënvizon se ka mbi shpatulla nje familje per te mbajtur ndërsa i drejtohet edhe dhunueses kryesore te kësaj vidioje Edvana Sules dhe familjes se saj.Reka shkon me tej teksa e cilëson te pafalshme faktin se Edvana Sulaj do te lirohet se shpejti duke theksuar se jetime te ndryshëm nder vite përveç rastit te fundit kane qe pre e dhunës se saj.Ai I ben thirrje instancave vendore dhe shtetërore ti gjejnë nje pune.Nga e gjithe kjo ngjarje drejtorja e këtij institucioni do te shkarkohej nga vete ministri Blendi Klosi ndërsa tre kujdestarët Edvana Sulaj, Albert Reka dhe Manjola Vanishta që keqtrajtonin fëmijët e vegjël, e ku madje njëra prej tyre u ishte ulur sipër dy fëmijëve te cilët qëndronin prane disa shkallëve, përveç shkarkimit nga puna u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Ato akuzoheshin për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Dhunë e shkelje e të drejtave të fëmijëve”.

Artikulli paraprakVJEN NË SHKODËR “EURAXESS BUS ROADSHOW 2015”
Artikulli tjetërDREJTORI I MUZEUT: STAFI AKTUAL S’PËRBALLON 10-ISH KOMUNAT