Po vuaj pasojat e nje dhune qe personalisht e kam denuar ashper ndaj dhe nuk kam asnje lidhje me video-skandalin e jetimeve .Kjo eshte thirrja qe ngre ish-kujdestari Albert Reka I cili shprehet se u eshte drejtuar te gjitha institucioneve per rikthmin e tij ne pune pasi eshte i vetmi burim jetese per te, gruan dhe femijen e tyre te vogel.I gjendur mes 4 rrugeve Alberti se bashku me bashkeshorten e tij Nertilen vazhdojne te kerkojne drejtesi.

Albert Reka shprehet I pikelluar teksa ne tregon se shpesh-here eshte detyruar te fleje ne lulishten e qytetin ndersa i ben thirrje ministrit te ktheje vemendjen edhe tek jetimet e tjere qe jetojne neper konvikte. Ajo cfare e ben me te cuditshme te gjithe kete histori sipas ish kujdestarit te shtepise se femijeve eshte se njera nga kujdestaret qe shfaqet qartazi ne video vazhdon te jete punonjese e ketij institucioni ndersa e kunderta ka ndoshur me Albertin. Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kujdestaren, Edvana Sulaj, e cila u filmua teksa ushtronte dhunë ndaj një fëmijë të mitur.Viedo-skandali që tronditi opinionin publik, detyroi Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi KLosi të shkarkojë drejtoreshën e jetimores, Anjezë Gjeluci disa kujdestarë të tjerë.

Artikulli paraprakVIJONË KËRKIMET PËR GJETJEN E TRUPIT TË 14 VJEÇARIT
Artikulli tjetërZEF HILA NIS PUNËN PËR RIKONSTRUKSIONIN E SHKOLLAVE