REAGON NJË NGA 3 KUJDESTARËT E VIDEO-SKANDALIT, NDIQET NË GJËNDJE TË LIRË. Ka bashkëpunuar menjëherë me policinë sapo me është kërkuar shoqërimi për ngjarjen e rende sepse un nuk jam pjese e asaj dhune barbare qe është ushtruar ndaj fëmijëve. Këto janë fjalët e Albert Rekaj njërit prej 3 kujdestareve te video-skandalit me te vegjlit e jetimores ne Shkodër.

Rekaj nënvizon se ne momentin e dhunës ai ka qene me grupin tjetër te fëmijëve ku edhe ka ndihmuar një fëmije te lahet pasi ishte rrezuar. Albert Rekaj teksa aktualisht ndiqet ne gjendje te lire shpreson tek një rikthim serish ne pune. Ai i bën thirrje Shërbimit Social dhe drejtores se jetimores Anjeze Gjeluci te ndëshkoje vetëm fajtoret e vërtete te kësaj ngjarje. Albert Rekaj si person qe përfaqëson kategorinë e jetimeve shprehet se ka një vit qe punon pranë shtëpisë se fëmijës 3-6 vjeç ne Shkodër dhe asnjëherë sipas tij nuk është evidentuar asnjë rast dhune qe mund te jete ushtruar ndaj te vegjëlve te këtij institucioni.

Artikulli paraprakDHUNA NDAJ FËMIJËVE, NJË FENOMEN APO RAST I IZOLUAR – STUDIO E HAPUR, STAR PLUS TV
Artikulli tjetërVLLAZNIA TË HËNËN TESTON VETEN NDAJ ZETËS