Dhjetë televizionet kryesore në vend, i janë drejtuar me një letër Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe OSBE-së ku kërkojnë nga partitë politike që të marrin masa dhe të zbatojnë Kodin Zgjedhor.

Në letër, shprehet shqetësimi i vendimit të dy partive më të mëdha, ku parashikohet transmetim falas i fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit. Përfaqësuesit e subjekteve radiotelevizive në vend i janë drejtuar me një letër autoritetit të mediave audiovize dhe OSBE-së, ku kanë shprehur shqetësimin e vendimit të partive politike për të transmetuar pa pagesë fushatën elektorale. Në letrën që mban firmën e 8 televizioneve, kërkohet që partitë politike të marrin masa për zbatimin e kodit zgjedhor.

“Ne, përfaqësuesit e mediave kryesore, unanimisht vendosëm tu njoftojmë se ligji i zbatueshëm për transmetimin e reklamave të partive politike në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme, 25 qershor 2017, është Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i cili prevalon mbi ligjin për partitë politike. Lutemi, njoftoni subjektet elektorale të regjistruara në zgjedhje, që të marrin masa për zbatimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, nenit 84, të miratuar me konsensus prej tyre.” Letra mban firmën e përfaqësuesve të 10 televizioneve. Pak ditë më parë, shoqata e mediave elektronike paralajmëroi se do ta çojë vendimin në gjykatën Kushtetuese, nëse partitë nuk do të reflektojnë.

Artikulli paraprakMETA BËN BILANCIN E PARLAMENTIT
Artikulli tjetërAKUZAT E APD-së, MAÇAJ: BILAL KOLA MASHTROI PUBLIKUN