Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët.Basha tha se kishte shkuar në Gjermani për të lobuar për hapjen negociatave dhe se nuk është dita por të festuar por për të punuar fort.

“Kërkuam votën pro për çeljen e negociatave. Rekomandimi pozitiv është ftesa për tu futur në oborrin e BE-së. Por derën nuk e hap rekomandimi por vendet anëtare të BE-së.

Hapja e negociatave është proces i gjatë. Bëhet fjalë për 35 negociata, dy e nga dy cdo vit. Na pret një punë e gjatë dhe voluminoze të arrijmë këto standarde.Vetë hapja e kapitujve është proces i mundimshëm politik.

Sot nuk është dita për të festuar por për të punuar. Dhe opozita dhe unë kemi nisur punën pikërisht në Gjermani.

Cfarë bëri në Gjermani ?
“Kërkesa ime ka qenë e qartë Shqipërisë ti hapen negociatat. Në dialogun me palën gjermane kemi hasur skepticizëm e pesimizëm.”

Pse kërkojmë çeljen e negociatave?
“Kërkuam të mos bëjnë gjyqtarin se po e bën negociata. Mos hapja e negociatave nuk ndëshkon autokracinë, arrogancën e pushtetit, shkeljne e ligjit. Ndëshkon rininë, qytetarët, opozitën që kërkojnë reforma të thella. Nëse nuk ndodh do i hapë më shuëm rrugën krimit, shumë qytetarë do ikin

Është momenti që gjithsecili të mbajë përgjegjësitë e veta. Unë i kam marrë. Ora që Edi Rama të marrë përgjegjësitë e tij të mos fshihet pas fishekzjarreve e shashkave. Të marrë përgjegjësi të lejojë arrestimin e Saimir Tahirit. Të lejojë hetimin e çdo politikani të përfshirë në korrupsion

Artikulli paraprakTRAFIKU I KOKAINËS NGA AMERIKA E JUGUT NË ITALI, JA SI KOMUNIKONIN TRAFIKANTËT SHQIPTARË
Artikulli tjetërSHQIPTARI HIDHET NGA TARRACA E PALLATIT NË ROMË, POLICËT E KAPIN NË AJËR