Një ditë pas publikimit të progres raportit për Shqipërinë, në të cilën Komisioni Europian rekomandon çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.
Takimi është zhvilluar në presidencë dhe pas takimit me Metën, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë ka ecur në këmbë drejt Kryeministrisë për të takuar shefin e qeverisë, Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijancic tha se Komisioni Europian shpreh “inkurajim të fortë për reforma të mëtejshme”.
Më vonë, Mogherini pritet të mbajë një konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.