CANVERRA VENDOS NJE REKORD TË RI PËR NDEZJEN E NJË MILION DRITAVE.Canberra ka  vendosur një rekord të ri botëror Guinness për dritat e saj të Krishtlindjeve, ku të enjten në mbrëmje qyteti ndriçoi pas ndezjes së një milion dritave për periudhën festive të fundvitit.

Sipas mediave australiane, çmimi vlerëson arkitektët e dritave, dizenjatorët dhe inxhinierët që projektuan të gjithë sistemin e dritave në kryeqytetin australian.Koordinatori për intsalimin e sistemit, David Richards thotë se dritat e krishtilndjeve janë një aktivitet tradicional familjar. Ai shton se asgjë tjetër nuk do të zëvendësonte dritat, pasi edhe fëmijët e pëlqejnë shumë diçka të tillë.Sipas tij dritat e krishtlindjeve i bashkojnë njerëzit , i bëjnë më të lumtur dhe më të qeshur. Kjo është edhe arsyeja apo motivacioni i dritave të krishlindjeve.Ricard ka marrë një tjetër çmim Guinness vitin e kaluar për dekorimin e shtëpisë së tij me 502 mijë e 165 drita. Paratë e aktivitetit do të shkojnë në ndihmë të familjeve me probleme.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/OKhCLyruD8k” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPESHËNGRITJE, VLLAZNIA ME PRETENDIME NË KAMPIONAT
Artikulli tjetërKUQEBLUTË, NISIN NGRITJEN NGA FIERI