Tregtia e mallrave ka njohur një rikuperim të ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti në raport me një vit më parë. Në total në tre muajit e parë të vitit vendi ka eksportuar 652.6 milionë euro mallra me një rritje prej 117 milionë eurosh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu edhe importet janë rritur ndjeshëm, pasi nga janari-mars janë blerë nga jashtë mallra me vlerë 1.3 miliardë euro, duke u rritur me 196.1 milionë euro.

Por teksa duket se tregtia ka nisur rimëkëmbjen me ritme të shpejta, të dhënat tregojnë se ka rekord në importin e produkteve farmaceutike. Sipas të dhënave të INSTAT për herë të parë që nga viti 2005 vendi ka importuar nga jashtë medikamente mjekësore me vlerë 28,3 milionë euro me një rritje të lartë prej 11.1 milionë eurosh krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Ndërkohë po ti krahasojmë të dhënat me marsin e vitit 2019, rritja është edhe më e lartë me rreth 80% pasi në atë periudhë janë importuar 15,6 milionë euro.

Produktet e para që u përdorën ishin dezinfektantët, maska, doreza, vitamina të ndryshme (më shumë vitaminë C), antibiotikë, kortizonikë si dhe qetësues të tilla si paracetamol apo bufen.

Artikulli paraprak‘TKURREN’ BANKAT, NUK JAPIN KREDI PËR BIZNESET, BSH: PASIGURIA EKONOMIKE I KA BËRË STRIKTE! LEHTËSOHEN KUSHTET E KREDISË PËR QYTETARËT
Artikulli tjetërSHKODËR, NDAHET NGA JETA NDËRTUESI FRAN FUSHA