Vendet e Ballkanit jane prekur nga një rritje e rasteve me koronavirus.
Sllovenia ka shënuar rekord të infeksioneve, duke regjistruar 4, 511 raste.
Ndërsa Rumania dhe Bullgaria ndodhet në gjendje emergjente , si edhe janë vende me shkallë të ulët të vaksinimit.
Ndërkohë në Rumani ka pasur gati 9 mijë të infektuar.
Kroacia po ashtu ka raportuar shifra të larta në 24 orë, me 6, 310 të prekur, gati 5 mijë të infektuar janë shënuar në Bullgari.
Serbia ka shënuar 6, 126 raste të infeksioneve.
Autoritetet shëndetësore të vendeve kanë bërë thirrje për përshpejtim të procesit të vaksinimit pasi Ballkani është prekur nga një rifillim i fuqishëm i pandemisë.