Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka zbutur dënimet për të vetëshpallur imamë, të cilët rekrutonin ushtarë për ISIS.

Ndërsa nuk ndryshon masa e dënimit për dy xhihadistët Genc Balla, Gert Pasha dhe Bujar Hysa. Dy të parët janë dënuar nga 17 vite burg, ndërsa i fundit, Bujar Hysa 18 vite burg. Ulje të dënimit ka përfituar Verdi Morava i cili nga 13 vite, do të vuajë 10 vite burg. Zeqit Imeri nga 16 vite, 13 vite. 6.8 vite burg janë dhënë për Orion Reçin i cili nga Gjykata e Krimeve të Rënda ishte dënuar me 13 vite burg. Fadil Mulosmani është dënuar me 10 vite burg, nga 12 vite që ishin dhënë më parë, ndërsa Astrit Tola nga 7 vite do të vuajë 4.8 vite burg.Gjatë pretencës në gjyqin e parë, Prokuroria kishte kërkuar 152 vite burg në total për të gjithë të akuzuarit, që sipas organit të akuzës indoktrinonin besimtarët në dy xhami në kryeqytet për t’i dërguar për luftime në Siri përkrah ISIS-it, e konsideruar si organizatë terroriste.

 

Artikulli paraprakCORRIERE DELLA SERA: GJYSMA E ROMËS FURNIZOHET ME DROGË NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërAMNISTIA, LIROHEN 1.000 TË BURGOSUR. PLOT 4.000 PËRFITUESIT