Kohët e fundit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës është shfaqur përfaqësuesi i një kompanie i cili i ka ofruar shërbim për kartat e studentëve. Mirëpo nga një email që qarkullon nëpër rrjetet sociale ditët e fundit, Zv, rektori Gëzim Dibra njofton të gjithë dekanët bashkë me pedagogët që të vënë në dijeni studentët se ai është një mashtrim pasi kjo kompani që I ka ofruar shërbim studentëve nuk e ka tagrin që të shpërndajë karta të tilla të cilat nuk I plotësojnë kriteret.
Ndërkohë në një prononcim për mediat , këtë të Hënë Zëvëndës rektori I univrsitetit të Shkodrës ka reaguar duke përgënjështruar cdo lloj shërbimi që kjo kompani I ka ofruar studenëtëve. Sipas zv rektorit kriteret dhe proceduarat për hartimin e kësaj karte i përcakton ministria e arsimit nga e cila ende nuk ka një udhëzim sqaron Dibra
Dibra njofton studentët që të kenë kujdes sepse sipas tij kjo kompani nuk ka marrëveshje me Universitetin
Ndërkohë ky që shikoni është formulari i aplikimit për kartën studentore që është vënë në dispozicion të studentëve nga organizata “ Alternativa Pro”. Sic citohet në këtë formular “Alternativa Pro” thotë se merr përsipër prodhimin e kësaj karte dhe shpërndarjen e saj pa pagesë për studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Nga ana tjetër janë rreth 1 mijë studentë të cilët e kanë përkrahur formularin e ofruar nga kjo kompani, të cilën rektorati I Shkodrës e cilëson kompani fantazëm për të mashtruar studentët.