“Universiteti i Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’ është i vendosur për të luftuar korrupsionin”.

Kështu shprehet rektori Adem Bekteshi. Sipas rektorit problem mbetet vetëm ndëshkimi i pedagogëve dhe asnjëherë i studentëve të cilët korruptojnë profesorët. Rektori Bekteshi shprehet se përmirësimi i klimës mes studentëve dhe pedagogëve do të sjellë edhe minimizimin e rasteve korruptive në universitetin e Shkodrës. Rasti i fundit korruptiv në universitetin e Shkodrës i pedagoges Ditika Kopliku do të diskutohet edhe në mbledhjen e senatit nga ku do të ketë edhe një vendim për të. Universiteti i Shkodrës është vënë në shënjestër jo pak herë për rastet e pedagogëve që marrin ryshfet për të dhënë notë kaluese në provime gjë e cila synohet që në sezonin e ri që pritet të nisë në tetor të minimizohet.

Artikulli paraprak“INTERNATIONAL EDUCATION ORGANIZATION”
Artikulli tjetërHAPEN TREGJET E KAFSHËVE, VIJOJNË KONTROLLET E RREPTA