Rektori i universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi priti në zyrën e rektoratit disa prej maturantëve të medresësë “Haxhi Sheh Shamia”.
Duke folur për infrastrukturën e universitetit, Bekteshi ftoi nxënësit të bëhen pjesë e këtij kampusi të studimit. Drejtori i Medresesë nga ana tjetër tha se rreth 80% e nxënësve të çdo mature frekuentojnë universitetin. Pyetjes së nxënësve për laboratoret mësimore dhe përfshirjen e studentëve ekselentë në fushën e kërkimit, Bekteshi iu përgjigj me një porosi për mësimin e gjuhëve të huaja. Gjatë diskutimeve, rektori premtoi që këtë vit do të hapet edhe zyra e këshillimit të karrierës në mënyrë që nxënësit e gjimnazeve të qytetit të njihen paraprakisht më mundësitë e studimit në universitetin “Luigj Gurakuqi”.