Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri Anar Hyseynov zhvilloi një takim me rektorin e universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj. Ambasadori Hyseynov tha se Azerbajxhani ka universitete shumë të mira dhe ofron shumë bursa për studentë të huaj që mund të shfrytëzohen nga të rinjtë shqiptarë.

Rektori i universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj u shpreh se në një të ardhme të shpejtë ky universitet mund të ketë një marrëveshje me Azerbajxhanin sa përket shkëmbimeve turistike dhe programeve të studimit në disa fusha ku Shqipëria nuk i ka aq të zhvilluara.

Ambasadori i Azerbajxhanit Hyseynov më herët zhvilloi edhe disa takime të tjera në Prefekturën e Qarkut Shkodër dhe bashkinë Shkodër.

Artikulli paraprakARTI DHE QYTETI, BISEDË ME STUDENTËT
Artikulli tjetërI MOSHUARI: VENDOSIM GURË PËR TË KALUAR