Rektori i universitetit Tonin Gjuraj mirëpriti skuadrën e volejbollit për meshkuj të këtij universiteti e cila u shpall kampion kombëtar. Rektori Gjuraj në fjalën e tij përveç mirënjohjes për këtë arritje të suksesshme tha se vitin e ardhshëm do të parashikojë një buxhet për departamentin e edukimit fizik të sporteve.
Pedagogu në departamentin e edukimit fizik dhe sportet Artan Kalaja tha se pas këtij suksesi synojnë që të përfaqësohen në aktivitetin ndërkombëtar që është universiada europiane që do zhvillohet në pranverën e ardhshme. Rektori Gjuraj dha mbështetjen e tij për këtë aktivitet.
Shefi i departamentit të edukimit fizik, Benjamin Nako u shpreh se më përpara universiteti i Shkodrës nuk ka marrë pjesë në këto gara kombëtare për shkak se nuk kanë patur mundësi financiare.
Një prej studentëve që u shpall kampion me ekipin e volejbollit të universitetit dhe lojtari më i mirë i aktivitetit Gersi Jula u shpreh se do vijojnë që të sigurojnë rezultate pozitive edhe në aktivitetet e ardhshme.
Studentët e edukimit fizik por edhe studentëve të degëve të tjera në universitetin e Shkodrës janë edhe sportistë të ekipeve të Vllaznisë duke ruajtur traditën e prodhimit të sportistëve dhe trajnerëve cilësor.