Në hapjen e konferencës shkencore mes universitetit të Shkodrës dhe Akademisë së Shkencave, pedagogia e universitetit “Luigj Gurakuqi” Anisa Kosteri në hapje të kësaj konference tha se qëllimi është që të hapen çështje të reja që kohërat po vendosin përpara albanologjisë.

Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi tha se universiteti “Luigj Gurakuqi” shpreh gjithnjë interes për konferenca të tilla shkencore që lidhen me albanologjinë.

Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Brisela Kadia duke folur për rëndësinë e albanologjisë tha se Ministria e Arsimit ka vendosur disa prioritete për njohjen dhe promovimin e gjuhës shqipe në arsimin parauniversitar.

Para pak kohësh universiteti i Shkodrës dhe Akademia e Shkencave nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi e cila pason me këtë konferencë shkencore si aktiviteti i parë mes këtyre dy institucioneve.

https://youtu.be/SrTloMC9qsI

Artikulli paraprakE QUAJTI ‘PENG I RAMËS’, LULZIM BASHA I PËRGJIGJET BERISHËS: SB SHPIK ARMIQ PËR TË MBULUAR DËSHTIMIN
Artikulli tjetërGJINUSHI: TË BASHKOHEMI PËR ALBANOLOGJINË