Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi e pyetur për protestën e pedagogëve që kanë nisur në gjithë vendin e përkrah duke thënë se ato kërkesa i ka shfaqur në konferencën rektorëve me kryeministrin përpara se protesta të niste. Nga ana tjetër rektorja thotë se sindikata e punonjësve të universitetit të Shkodrës nuk i ka dërguar asnjë shkresë zyrtare për pretendimet që kanë.

Rektorja Golemi e pyetur edhe nëse do të dalë në këtë protestë përkrah pedagogëve apo nëse e pranon bojkotin e paralajmëruar la të kuptohet se nuk është dakord me këto forma ndërsa deklaroi se drejtuesi i sindikatës së punonjësve të universitetit të Shkodrës Peter Saraçi nuk ka përkrahjen e shumicës së pedagogëve.

Lidhur me numrin e studentëve në universitetet shqiptare që vitet e fundit ka pësuar një rënie për rektoren e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Suzana Golemi rëndësi kanë vetëm dy vitet e fundit që ajo drejton këtë institucion. Rektorja shprehet se teksa po shkojmë drejt fundit të regjistrimit të studentëve në Shkodër për herë të parë janë regjistruar rreth 880 studentë duke e cilësuar si një shifër të mirë në një kohë kur 3-4 vite më parë kjo shifër është konsiderueshëm më e lartë. Dega që rrezikon të mbyllet sipas rektores është vetëm fizika edhe pse edhe degë të tjera kanë numër shumë të ulët studentësh.

Përveç mungesës së politikave për të thithur sa më shumë student, rënies së numrit të nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, një tjetër arsye është se studentët e qytetit të veriut synojmë me shumë universitetet e Tiranës si një mundësi më shumë për t’u zhvilluar. Në 2019-ën numri aktiv i studentëve në universitetin e Shkodrës sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit ishte rreth 7920 ndërsa sot pas 3 vitesh ky numër pothuajse është përgjysmuar.

 

Artikulli paraprakPANAIRI ME PUNIMET E PERSONAVE ME AFTËSI NDRYSHE
Artikulli tjetërGJYKATA DËNON ME 8 VJET BURG 17- VJEÇARIN NE LEZHË