Universiteti “Luigj Gurakuqi” hapi dyert për të gjithë studentët që nisën vitin e ri akademik. Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi uroi studentët ndërsa bëri të ditur edhe hapjen e disa programeve të reja të studimit ndërsa u shpreh se ky vit është i rëndësishëm pasi universiteti i Shkodrës festoon 65-vjetorin e themelimit të tij.
Disa prej studentëve ekselent dhe të tjerë që janë rikthyer në universitetin e Shkodrës shprehen se kanë bërë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e tyre.
Studentët në universitetin e Shkodrës ashtu si në gjithë Shqipërinë do ta zhvillojnë procesin mësimor jot ë plotë për shkak të bojkotit dy orësh që do jetë çdo ditë nga ana e pedagogëve.