Rrok Pepaj babai i Danjel Pepajt, ky i fundit i akuzuar për vrasjen e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Vrith të Malësisë së Madhe, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “arrest me burg”, dhënë nga Gjykata e Apelit në Shkodër si bashkëpunëtor në kultivim kanabisi.
Rekursi në Gjykatën e Lartë është bërë nga avokati i Rrok Pepaj, Ardjan Brunga i cili ka bërë të ditur se nuk është dakord me vendimin për ta lënë klientin e tij në “arrest me burg” pasi nuk është e bazuar në prova dhe ligj. Ja se çfarë thotë Rrok Pepaj në rekursin e bërë:
“Kam qene i gatshem per te dhene sadopak ndihmesen time per gjetjen e dy kufomave te cilat sipas policise dyshoheshin se kishte vrare djali im Danjel Pepaj dhe ishin ne territorin e e fshatit Vrith. Se bashku me forcat e policise kam dalur per te ndihmuar ne gjetjen e kufomave. Kemi shkuar tek “maja gropes se peles” dhe më pas tek maja e sukes por nuk është gjetur asgjë.
Më pas jemi drejtuar se bashku me policine per te Lera e Grecajve, ku gjate kotrollit te territorit nga forcat e policise 500 metër larg vendit ishte gjetur nje parcele qe dyshohej se ishte e mbjelle me lende narkotike. Me kane afruar te parcela duke me thene ne menyre te pa kuptimte se kjo parcele e mbjelle eshte e jotja.
Ne ato momente bene dhe arrestimin tim duke me akuzuar per kultivim bimeve narkotike. Nuk ka asnje prove ligjore se keto bime narkotike te gjetura nga policia gjate kontrollit te territorit per te gjetur viktimat te jem une autor i mbjelljes apo te pasjes dijeni per to. Vendi ku jane gjetur bimet narkotike nuk eshte toke e imja qe te mbaj pergjegjesi.
Keto bime as nuk i kam mbjelle une dhe nuk kam asnje dijeni per to. E gjithe procedura e ndjekur eshte vetem me hamendesime,pa asnje prove ligjore.
Ndërkohë më tej avokati Brunga në rekursin pranë Gjykatës së Lartë thotë se:
“Dyshimi se parcelat e mbjella me bimë narkotike janë mbjellur nga djali i shtetasit Rrok Pepaj, që dyshohet edhe se ka kryer vrasjen e dy shtetasve të tjerë, nuk përbën provë për bashkëpunimin e shtetasit Rrok Pepaj me të birin për të kultivuar bimë narkotike.
I dyshuari jeton vetem me gruan e tij pasi djali madh Sandri jeton ne Itali me familjen, ndersa Danjeli eshte larguar nga shtepia dhe nuk ka asnje dijeni per vendodhjen e tij dhe ka bashkëpunuar gjithë kohën me policinë dhe prokurorinë. Ajo që kërkojmë nga Gjykata e Lartë është ndryshimi i masës së sigurimit personal duke mos caktuar asnjë masë sigurimi ndaj këtij shtetasi”.
Rrok Pepaj u arrestua si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit pasi u gjetën dy viktimat afër një parcele droge që dyshohet se është e djalit të Danjel Pepaj që ende nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në kërkim nga policia për vrasjen e Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Pavarësisht rekursit në Gjykatën e Lartë, kjo gjykatë nuk është ende funksionale.