Remax kompania lider në fushen imobiliare në Shqipëri dhe Kosove do te jete prezente me shërbime edhe në Lezhë.Kjo kompani ka hapur filialin e saj përmes një zyre pranë rrugës së shtrausit, ku inagurimi u bë përmes një ceremonie të veçante ku ishin të pranishem përfaqësues e bashkëpunëtor të REMAX si dhe qytetar të shumtë.Drejtoresha rajonal e REMAX për Shqipërinë dhe Kosoven Jonida Troçe, thotë se Lezha ka marrë një zhvillim të gjerë në industrinë imobiliare, ndaj dhe REMAX vendosi të jetë prezent me shërbime edhe në këtë rajon.

Zyra REMAX LISUSS ndodhet në rrugen e shtrausit në Lezhë, ku stafi i saj i përbërë nga punonjes të kualifikuar do të ofroje ndërmjesim për shitblerjen e pasurive të paluejtshme.

Artikulli paraprak“HOSPITAL ONE”, FORMOHET REPARTI I KIRURGJISË PLASTIKE
Artikulli tjetërMINISTRI BALLA: SIGURI PËR SEZONIN TURISTIK