Te ekipi i Vllaznisë ka pasur një çështje që mbante emrin “Malota”, për të cilën askush nuk dinte të jepte një përgjigje, pasi nuk kishte asnjë informacion për problemin e lojtarit, i akuzuar për tjetërsim pronash nga Gjykata e Lezhës.

Mungonin kontaktet me lojtarin, i cili kishte shkëputur çdo mënyrë komunikimi dhe nuk kishte pranuar të shkonte në polici.

Burime për Star Plus Tv bëjnë me dije se Malota këtë të mërkurë i është drejtuar policisë Lezhës për të sqaruar qëndrimin e tij në lidhje më skandalin e tjetërsimit të pronave në vijënbregdetare të njohur si Rana e hedhun.

Renato Malota ka qenë i shpallur në kërkim nga prokuroria, por tashmë gjithcka pritet të sqarohet pas vetëdorëzimit të tij pranë organit të hetimit.

Tek Vllaznia mbesin me shpresën për zgjidhjen sa me shpejt të problemeve të tij dhe lojtari t’i bashkohet ekipit në stërvitje për në ndeshjet që kanë mbetur deri në përfundim të Superiores.

Ai ka qenë lideri i kuqebluve në repartin e mbrojtjes dhe padyshim qe skuadra ka nevojë për të pasi mbrojtësi shtatlartë i duhet shumë skuadrës dhe mungesa e tij është ndjerë

jo pak në ekip e gjithashtu ka vendosur në vështirësi edhe trajnerin Gjoka të cilit i është dashur të gjejë një zëvendësues në lartësin e lezhianit.

 

Artikulli paraprakMOSBINDJA CIVILE NIS NGA SHKODRA
Artikulli tjetërVRAU SHOKUN, GJYKATA E LË NË BURG