Ndihma e pare shpeton jete!

Me kete qellim ne Shkoder eshte mbajtur nje leksion i hapur me student te infermierise mbi metodat e dhenies se ndihmes se shpejte ne raste aksidentesh apo kur nje i semure ka kriza qe mund ti kushtojne jeten. Aktiviteti ishte nje bashkepunim mes Univesitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres si dhe Shoqates Malteser Albania ndersa lektor ishte Gregorio Barberi, i cili u nderua me certificate mirenjohje nga fakulteti i shkencave te natyres.

I pranishem ne kete takim mjeku Urgjences ne Shkoder Eduard Gjonaj tha se dhenia e ndihmes se pare eshte pike se pari detyrim qytetar Megjithate ai pranoi se jane te shumte qytetaret qe ndihmen e pare e japin ne menyre te gabuar duke renduar gjendjen e te semurit apo aksidentuarit Me ndihmë të shpejtë ofrojmë njohuri elementare për shpëtimin e jetës, në raste emergjente të rrezikimit të shëndetit të njeriut, duke zvogëluar dhembjen, minimizimin e ndërlikimeve të të lënduarit dhe sëmundjeve të befasishme, deri sa të arrijë ndihma mjekësore profesionale.

Ndresa pas studenteve te infermierise do mbahen dhe leksione te hapura per qytetaret , pasi ndihma e pare eshte nje informacion praktik i cili mund te na sherbeje atehere kur me pak e mendojme .

Artikulli paraprakULQINAKU: QEVERIA KA BRAKTISUR SHKODRËN
Artikulli tjetërTË SHTUNËN VLLAZNIA PRET NË SHKODËR KAMZA BASKET