BEKTESHI:  NJË NGJARJE E TILLË KA NEVOJË PËR NJË TJETËR VLERËSIM. Data 8 tetor e fillimit të  rrethimit të Shkodrës ka marrë një rëndësi të veccantë duke u trajtuar më me interes dhe në Star Plus.

I ftuar në studion e lajmeve të orës 14:30, ka qenë historian Besi Bekteshi, njëkohësisht dhe drejtori i drejtorisë Rajonale të Kluturës Kombëtare në Shkodër, cka ka folur më konkretisht për këtë pjesë të rëndësishme të historisë jo vetëm të shkodrës por edhe shqipërisë. Më tej Bekteshi ka theksuar se një ngjarjeje kaq të rëndësishme i duhet patjetër që ti bëhet një vlerësim akoma më i madh ku është ndalur konkretisht dhe tek rëndësia që pati Rrethimi i Shkodrës për gjithë historinë e Shqipërisë. Data 8 tetor  ka shënuar fillimin e rrehtimit të Shkodrës, ku më pas ai ka patur dhe anët e tij negative me mijëra njerëz të vdekur e sigurisht me pasoja që kanë vijuar dhe vite më pas. Mëgjithatë rrethimi i Shkodres mbetet nje nder pikat me kryesore te historise shkodrane por dhe shqiptare. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/vNx8TCjDsT0?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVETËMBYTET NË LIQEN 34 VJEÇARJA
Artikulli tjetërLEGALIZIMET, QYTETARËT NUK PAGUAJNË FATURAT