SHFAQET PREMIERA E KOMEDISË NË TEATRIN MIGJENI. Ne skenën e Teatrit Migjeni ketë te diele është shfaqur komedia “Rendesia e te qenit i sinqerte” një veper e Oscar wilde dhe nje shqiperim i mrekullueshem nga Zef zorba, me regji te Fatbardh Smajes dhe nen interpretimin e aktoreve te Teatrit Migjeni Enver Hyseni, Rita Gjeka, Merita Smaja, Simon Shkreli, Jozef Shiroka, Sara Smaja, Nikolin Ferketa, Ina Morinaj dhe Ergys Bamci.

Nje veper qe nxjerr ne pah pseudo-etiken e sinqeritetit duke shprehur permes nje humori te holle anglez dhe permes karaktereve te secilit personazh mesazhin e rendesise  se te qenit i sinqerte ne jete e mbi te gjitha pasojat e te kundertes se ketij veprimi. Njekohesisht ketij skenari i bashkangjitet nje shqiperim i realizuar ne menyre perfekte nga Zef Zorba. Puna regjizoriale dhe loja aktoriale e mrekullueshme paten nje tjeter aksesor i cili i dha nje hijeshi kesaj komedie pikerisht kostumografia, e cila permes ngjyrave e formave solli me afer kohen kur realizohen ngjarjet po njekohesisht e ben komedinë me te kuptueshme e me te bukur ne syte e publikut. Kjo ndërthurje e mrekullueshme e skenografisë, kostumografise, skenarit dhe lojes regjizoriale e teatrale solli per publikun shkodran nje komedi te realizuar artistikisht po njekohesisht per 65 vjetorin e Teatrit Migjeni nje shfaqje te denje.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/h6-Dk-XiEbc?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAKADEMIA, VLLAZNIA NUK DI TË NDALET
Artikulli tjetërBASHKIA HEDH POSHTË AKUZAT E “DAR”