Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Edith Durham në Shkodër u bënë pjesë e një fushate sensibilizuese për rëndësinë e ushqimeve të përgatitura në shtëpi.

Në shenjë motivuese, klasat u vlerësuan edhe për tavolinën e dekoruar më bukur, ndërsa mësuesja organizatore tha se fëmijët duhet të njohin më tepër vlerat ushqyese që kanë ushqimet e përgatitura në shtëpi. Shuma monetare që do të mblidhet nga ky panair i nxënësve do të të shërbejë si kontribut për shkollënm Edith Durham.

Promovimi i produkteve të përgatitura në ambiente shtëpie është një nismë e ndërmarrë nga disa shkolla të qytetit. Duke parë edhe rritjen graduale të fëmijëve që janë prekur nga sëmundje të mbipeshës, nisma të tilla synojnë që të ketë sensibilizim të gjerë për ndikimin pozitiv që kanë ushqime e shtëpisë.

Artikulli paraprakNISHANI TAKON KOLEGJIN ZGJEDHOR: VIJONI PUNËN
Artikulli tjetër6 MAJI, SHKODRA MERR DEKORIN E LULEVE