BLUTË E SHKODRËS NISIN PROÇEDIMET PENALE, NË KËRKIM AUTORËT.
Më datë 21.02.2015, filloj proçedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetasit L. M., vjeç 18, banues në Shkodër, pasi ky shtetas duke drejtuar autoveturën Tip Fiat, me Targa AA 667 IH, është përplasur me mjetin Tip Land Rover, me targa AA 481 AI, në pronësi të shtetasit N. D., i cili ishte i parkuar dhe ky i fundit, ka aksidentuar lehtë biçiklisten shtetasen F. P., vjeç 47, banuese në Shkodër. Më datë 21.02.2015, filloj proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. T., vjeç 50, banues në fshatin Mnelë, Shkodër, sepse ndaj ketij shtetasi, ka bere kallzim shtetasi P. T., vjeç 34, banues në fshatin Mnelë, sepse i ka bllokuar punimet, që po bënin me një grup punëtorësh në rrugen e fshatit Mnelë e Vogël, Shkoder. Materialet ne Prokurori, Neni 277 i K.Penal. Me datë 21.02.2015, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Amarildo Pirani, vjeç 21, banues në Shkoder, sepse në bashkëpunim me shtetasin E. M., vjeç 26, banues në Shkoder, i kane marre me forcë shtetasit J. V., vjeç 20, banues ne Shkoder, mjetin Tip Benz Mercedez, me Targa AA824BR, prane lagjes « Vojo Kushi » Shkoder.