Deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, do të betohen në seancën plenare të kësaj të enjteje. Sipas rendit të ditës të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, Dritan Bici dhe Silva Caka, pas betimit ditën e sotme do të nisin zyrtarisht detyrën. Ata zëvendësuan në këtë post, Aqif Rakipin e PDIU-së, dhe Gledion Rehovicën e LSI-së.

Ndërkaq, gjithnjë sipas rendit të ditës është parashikuar edhe miratimi i listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për KLGJ dhe KLP. Parlamenti provon tre herë për konsensus. Por lista e herës së tretë mbetet në fuqi në rast se përsëri nuk bëhen 94 vota për miratimin e saj.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 25 JANAR
Artikulli tjetërVIJON NË SHKODËR AKSIONI “TË PASTROJMË SHQIPËRINË QË DUAM”