SEKUESTROHEN LËNDË DRUSORE, ASGJËSOHET KANABIS SATIVA .

Me datën 26. 07. 2014, u bë arrestim në flagrancë i shtetasit Fatbradh  Shytani, vjeç 36, banues në Fshatin Grudë e Re, Komuna Rrethina Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi  u kap nga shërbimet e policisë së  Rendit, në pjesën e unazës së qytetit, në vendin e quajtur ‘’Tek Varrezat Katolike’’, duke drejtuar automjetine tij kamion, Tip Benz, pa dëshmi aftësie. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 8m lëndë drusore, për të cilat nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm. Materialet në Prokurori nenet 205 e 291 të Kodit Penal.

Me datën 26. 07. 2014, u bë arrestim në flagrancë i shtetasit Gjin  Ndoja, vjeç 33, banues në Fshatin Hot i Ri, Komuna Rrethina Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi  u kap nga shërbimet e policisë së  Rendit, në pjesën e unazës së qytetit, në vendin e quajtur ‘’Tek ish Fabrika e Miellit’’, duke drejtuar automjetine tij kamion, Tip Ifa, pa dëshmi aftësie. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 7m lëndë drusore, për të cilat nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm. Materialet në Prokurori nenet 205 e 291 të Kodit Penal.

Me datë 26.07.2014 filloi proçedimi penal, Pa Autor, për vepren penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi në vendin e quajtur ‘’Kodra e Boçit’’, Fshati Mazrrek, Komuna ‘’Guri i Zi’’,  Shkodër, është gjetur 1 (një) parcelë me 50 rrënjë bime narkotike Canabis Sativate. U bë asgjësimi i tyre dhe  punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet në Prokurori neni 284  i Kodit Penal.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/BShHDiPcd_w” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPUNËSIMI, REZULTATE 2 HERË MË TË LARTA
Artikulli tjetërRRUGA “VASO KADIA” NË KAOS