POLICIA E SHKODRËS BËN PUBLIKE SITUATËN E RENDIT DHE TË SIGURISË
1.Me datën 07. 08. 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit N. L., vjeç 77,  banues në Shkodër. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi është konstatuar se po ndërton një objekt pa leje.

Materialet në Prokurori neni 199/a  i Kodit Penal.

2.Me datën 07. 08. 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit A. B., vjeç 46, banues në  Fshatin Drisht, Komuna Postribë Shkodër. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi ka kanosur për motive banale, shtetasin I. B., vjeç 41, banues në në Fshatin Drishtë, Komuna Posribë  Shkodër. Materialet në Prokurori nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

3.Me datën 08. 08. 2014, filloi prçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit J. Z., vjeç 21, banues në Fshatin Shtoj i Vjetër, Komuna Rrethina Shkodër. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi është kapur nga shërbimet e  policisë, në vendin e quajtur  “Rotondoja” në Koplik të Sipërm,   Malësi e Madhe, duke drejtuar  automjetin Tip Kamion FIAT, të ngarkuar me 6 metra kub lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Materialet në Prokurori neni 205 i Kodit Penal.

4.Me datën 07. 08. 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit A. F.,  vjeç 59, banues në Fshatin Breg, Komuna Rrapë Pukë. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi është kapur nga shërbimet e policisë në qytetin e Pukës duke drejtuar automjetin Tip Mercedes – Benz,  i pa paisur me Leje Drejtimi. Materialet në Prokurori, neni 291 i Kodit Penal.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/XCo4hGxH9ys?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakHELIKOPTERËT NË QIELLIN E PUKËS
Artikulli tjetërGËRDECI, NGA SOT I PASTËR